Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka vizituar sot Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“I gëzuar që vizitova sot Urën e rinovuar dhe të hapur për këmbësorët në Mitrovicë; rezultatet pozitive të dialogut përmes Bashkimit Evropian”, ka shkruar diplomati amerikan, përcjellë Indeksonline.
Me mbishkrimin, Delawie ka lënë të kuptohet se rinovimi i Urës së Ibrit ka ardhur nga dialogu mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Deri sa, kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e cila kërkon pezullimin e këtij dialogu deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca.


Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë