Demarkacioni është bërë pengesa kryesore ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse BE e ka vendosur si kusht të fundit që duhet kryer për të vazhduar procesi tutje.
Por, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve të cilët së fundi dhanë mesazh konkret lidhur me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, koalicioni qeverisës, PDK-LDK, ende nuk po mund të arrijë t’i bindë deputetet që ta votojnë atë.
Shkuarja e kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel për ti ‘bindur’ për heqjen e demarkacionit si kusht për vizat, është edhe një tjetër lojë e kryeministrit me të cilën po tenton që të ‘shpëtoj’, koalicionin me Partinë Demokratike.
Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar qysh në vitin 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet. Dhe për këtë Brukseli e ktheu duar thatë Mustafën.
Kjo vizitë e kryeministrit vetëm sa e ka treguar dobësinë e këtij të fundit përballë probleme që është duke hasur në demarkimin e kufirit.
Votimin e Demarkacionit nuk po e kundërshtojnë vetëm opozita, janë një numër i konsiderueshëm i deputetëve të koalicionit, të cilët thonë se nuk do të ndërrojnë mendje.
Mustafën nuk po mund t’i bindë as deputetët e partisë së tij
LDK’ja e kryeministrit Mustafa, duke qenë e pafuqishme për të kaluar në Kuvend, temat e mëdha, në veçanti Demarkacionin, ka qenë e detyruar ta pranojë këtë kërkesë të PDK’së.
Deputetët nga radhët e LDK’së të cilët kanë shprehur hapur se nuk do ta votojnë Demarkacionin, janë Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj, Besa Gaxherri, Anton Çuni, Arben Gashi, Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Fatmir Rexhepi, Hatim Baxhaku e gjithashtu deputeti i pavarur që tani më i është bashkuar LDK’së Ramiz Kelmendi.
Në PDK po del të jetë problemi më i vogël sesa në LDK. Në partinë e Kadri Veselit, janë vetëm dy deputetë që janë kundër demarkacionit: Nait Hasani dhe Raif Qela. Edhe pse këta të fundit nuk kanë dhënë qëndrime të prera lidhur me votimin.
Ne tentimin e parë për të hedhur në Kuvend, koalicioni qeverisës, nuk gjeti vota të mjaftueshme dhe për këtë, kryeministri Isa Mustafa, deklaroi se do të hidhet në votim pasi të shohim vullnetin e të gjithëve.
Lista Serbe e cila kishte bojkotuar Kuvendin e Kosovë për disa muaj rresht, vendosi të kthehen për të votuar Demarkacionin, të cilët kanë deklaruar së fundi se ‘po e votojnë demarkacionin për hirë të qytetarëve të Kosovës, që të lëvizin lirë’.
Koalicioni qeverisës i ka 90 deputetë, ndërsa, për votimin dhe kalimin e demarkacionit duhen së paku 80 vota.
Deklaratat e fundi të Kadri Veselit kundrejt LDK’së, dhanë mesazh se në qoftë se nuk ratifikohet Demarkacioni, atëherë, koalicioni nuk do të ekzistojë, dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.
Në fakt, vendi sigurt do të shkojë në zgjedhje. Veseli ka kohë që ka nisur fushatë politike për zgjedhje. Së fundi, është parë në spote të ndryshme publicitare, e gjithashtu ka nisur një siç e quan ai ‘Tur Dëgjimor’, me qytetarët.
Në seancat e radhës pritet që të vendoset përfundimisht që të hidhet ne diskutim nëse do të kalojë apo jo Demarkacioni.
Një gjë dihet, zgjedhjet janë të pa shmangshme. Ato mund të mbahen në fillim të qershorit, ndërsa duhet përmendur se sivjet në shtator janë dhe zgjedhjet lokale./arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit