Me numrin rekord prej 243 të infektuarve për 24 orë, sipas të dhënave që i publikoi Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut për vetëm dy ditë u rrit numri gati për një të pestën, duke arritur numrin prej 2.585 rasteve aktive.
Mbi 66 për qind e rasteve aktive janë në pesë qytete edhe atë ë Shkup 891, Kumanovë 186, Koçani 183, Strumicë 178, Tetovë 149 dhe Prilep, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë fundjavës do të analizohen të dhënat e pyetësorëve dhe në bazë të të dhënave do të merret qëndrim nëse janë të nevojshme masa shtesë dhe çfarë do të rekomandohet në qeveri.
Autoritetet shëndetësore insistojnë që të respektohen masat për mbrojtje siç janë mbajtja e maskave dhe largësisë trupore për shkak se, siç thonë ata, duhet të mësohemi të jetojmë me virusin.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare