94 mijë e 456 persona janë testuar për koronavirus, nga 13 marsi kur edhe ka nisur shfaqja e rasteve të para në Kosovë. 19 mijë e 842 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 kanë vdekur.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 514 raste të reja me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka bërë të ditur se janë testuar 1 mijë e 700 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 19 mijë e 842, derisa raste aktive janë 3 mijë e 641.
Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në 681 numrin e vdekjeve si pasojë e koronavirusit në vend.
86 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri është gjithsej 15 mijë 20.
“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./Express/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...