“Lufta” e SMS-ve.
Sot u bën publike disa biseda mes ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, shefit të Grupit Parlamentar, Bilall Sherifit dhe deputetit të PSD-së Dardan Molliqajt.
Këto biseda ishin zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti, shkruan lajmi.net.
Në biseda u përfshije edhe Sherifi i cili e kishte pyetur nëse ishin marr vesh për buxhet.
Shefi i Grupit parlamentar, Bilall Sherifi, i ka dërguar lajmi.net bisedën e plotë që ka zhvilluar me Molliqajn ku edhe realisht e pyeste për votimin e buxhetit.
“Unë po ua dërgoj komunikimin tim me Dardan Molliqajn në tërësi lidhur me buxhetin dhe ju më thuani përmes cilës fjali mund të konstatohet se unë me Dardanin paskam bërë “pazar”!”, ka thënë Sherifi.

“Tungat! Qysh je?”, fillon biseda e Sherifit me Molliqajn “Qe mirë, ti” ia kthen ai.
“Qe tu ba gati për seancë. A jeni marrë vesh për buxhet”, e pyet mes tjerash Sherifi deputetin e PSD-së ku ai i thotë “jo”.
“Dmth skalon. A u kry?”, vazhdon Sherifi. “po” përfundon bisedën Molliqaj.
Mes tjerash sherifi thotë se marrëveshja në fjalë u lexua nga kryetari i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu në seancë. E tëra ka qenë transparente.
“Përndryshe, kur dikush sheh gjëra që nuk i shohin të tjerët, por vetem ata (siç është në këtë rast “pazari” i famshëm), këto gjëra quhen halucinacione!”, është shprehu ai.
Tutje Sherifi vazhdon: Ashtu sikur e ka parë i tërë publiku, marrëveshja në fjalë u lexua nga kryetari i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu në seancë. E tëra ka qenë transparente!”, thotë ai.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...