Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Bilall Sherfi i ka folur për tryezën e thirrur nga LDK.
Në kuadër të diskutimeve ku secili subjekt ka dhënë propozimet e veta, Sherifi ka trguar diskutimin e tij.
Ai thotë se asnjë parti nuk e ka ekskluzivitetin ta çojë vendin në zgjedhje.
“Kushdo që beson, qoftë PDK’ja, qoftë LDK’ja që ata e kanë ekskluzivitetin me dërgu vendin në zgjedhje gabojnë sepse faktet flasin ndryshe”, tha Sherifi.
“Secila parti mund ta dërgojë vendin në zgjedhje por nuk e ka ekskluzivitetin vendin në zgjedhje. Këto janë shifra. Shifrat flasin. Nuk ka nevojë për komente. Nuk ka vend për krekosje për asnjë parti politike”, tha ai.
“Në takim kam thënë se janë dy mënyra se si shkon vendi në zgjedhje: përmes të marrëveshjes së partive politike që kërkon 80 vota për ta shpërnda Kuvendin apo përmes mocionit që nevojiten vetëm 61 vota”, theksoi ai.
LDK’ja e kishte ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohej për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2009293819324998/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...