Bashkësia Islame e Kosovës(BIK), ka njoftuar se sot 351 besimtarë myslimanë janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
BIK-u thotë se të gjitha fluturimet janë duke shkuar sipas planit të paraparë.
Tutje, BIK shton se ky ishte grupi i tretë që udhëtoi.
Postimi i plotë:
Sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
Ky ishte grupi i tretë që udhëtoi. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova./Arbresh.info/
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media