BIK njofton se në ora sa do të falet namazi i sabahut me rastin e Kurban Bajramit

21:25 | 5 Qershor 2025
Q L

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit do të jetë e premte, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut do të falet në orën 04:20, ndërsa ligjëratën tematike do ta mbajë dr. Besnik Llumnica, imam në Xhaminë e Bardhoshit në Prishtinë. Namazi i Kurban-Bajramit do të fillojë në orën 05:35, dhe do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Hytben, mesazhin e festës, do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Në kuadër të festës, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje urimi në selinë e saj më 6 qershor, nga ora 09:00 deri në 12:00, duke vazhduar kështu traditën e mirëpritjes së besimtarëve dhe komunitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale