Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinion e gjerë se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë Covid-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit, transmeton Klan Kosova.
“Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit”.
“Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia”.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...