Nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog janë përballur sot me një situatë të rrezikshme. Në ndërrimin e pasdites një pjesë e plafonit të tavanit është shkëputur dhe ka rënë në tokë.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, drejtori i gjimnazit, Ibrahim Bytyqi, sipas të cilit, incidenti ka kaluar pa të lënduar.
“Gjatë pushimit, në mes të orës së katërt dhe të pestë është ç’kapur një pjesë e plafonit, 1 metër katror, ka rënë te tavolina e profesorit, e për fat të mirë nuk i ka rënë askujt. Atë kohë nxënësit ishin në klasë, por materiali nuk i ka rënë askujt, nuk ka të lënduar, gjithçka është OK, janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, pjesë që ka rënë nga tavani ka qenë pjesë e materialit që është ngjyrosur, ka qenë e trashë, pasi siç thotë ai, objekti është ndërtuar moti, e pjesë që ra është ç’kapur vetvetiu.
Ai ka treguar se cila mund të ketë qenë edhe arsyeja që bëri që pjesa e plafonit të bie në bankat shkollore.
“Arsyeja mund të jetë prej dridhjeve të katit të dytë, pasi ka nxënës edhe në katin e dytë, por e mira është që nuk ka të lënduar”, ka përfunduar Bytyqi.

Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizo...
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mir...
LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen rea...
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...