Në tremujorin e dytë të vitit 2018 numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 37 mijë, ose 34.90% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në raportin për të dhënat mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin të ASK-së thuhet se transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2018 është 96 mijë tonë, ose 27.27 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë 2018 ka pasur 1.957 fluturime ose 10.75% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori është rreth 524 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 12.67%.
Ndryshe, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë dizel dhe dy trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1.420 vagonë për mallra.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...