Një 20-vjeçare ka vdekur sot pasdite në Prishtinë, ajo dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë.
Për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:46.
“Sot me datë 20.04.2020 rreth orës 17:46 Policia ka pranuar një informatë se në rr. Xheladin Hana në Prishtinë një person rreth të 20-ve dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekësve nuk u ka mbijetuar plagëve”, tha ai, duke shtuar se policia ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti. /arbresh.info
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...