Një grua 85 vjeçare nga qyteti i Klinës ka gjetur vdekjen pas rënies nga ballkoni i katit të tretë i ndërtesës ku jetonte.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyra për Informim në Pejë. Driton Rugova nga policia e Pejës ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së të moshuarës.
“Sot rreth orës 07:50, policia është informuar se në një lagje në Klinë ka ra nga ballkoni një person,. Policia menjëherë ka dal në vend ngjarje. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Zonja ishte e moshës 85 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, ka thënë Rugova. Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipet shëndetësore të QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë
Ndërkohë që Express mëson se 85 vjeçarja kishte kohë që jetonte e vetme në banesën e saj.
Policia është duke e hetuar rastin.
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...
“Murat Jashari për president”, mblidhen mbi 1 mijë nënëshkri...
Pësoi një dëmtim në kofshë: Salah luajti ndeshjen e fundit t...