Të martën në Emergjencën e Gjilanit është dërguar një pacient me lëndime të rënda trupore, ku me pas është transferuar për QKUK Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuarzëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, pas informatave preliminare është kuptuar se viktima ka rënë nga çatia e shtëpisë ku kishte punuar.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë”, tha Hashani.
Me urdhër prokurorit, trupi i viktimës u dërgua për obduksion në IML Prishtinë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...