Të hënën në Skenderaj një person ka vdekur si pasojë e rënies në një bunar, bën të ditur Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt pasditen e së hënës, ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se dyshohet se viktima ka rënë në bunar.
“Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thekson raporti.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkaq policia thekson se rasti duke u hetuar
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë