Presidenti i ShBA-së Joe Biden, ka thënë se qëndron prapa vendimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Ai ka thënë se misioni në Afganistan asnjëherë nuk supozohej për ndërtimin e kombit. Biden në konferencë për media lidhur me situatën atje, tha se i dhamë gjithçka që kishin nevojë, raporton arbresh.info.
“Fokusohemi në kërcënimet e të sotmes dhe jo të kaluarës.
Duhej t’i përmbahesha marrëveshjes apo të kthehem në beteja.
Misioni ynë në Afganistan asnjëherë nuk supozohej në ndërtimin e kombit.
I dhamë gjithçka që kishin nevojë, dhe çdo shans.
Qëndroj prapa vendimit për tërheqje nga Afganistani.
Sa gjenerata më shumë dëshironi të luftojnë më Afganistan. Nuk do të përsëris gabimet e së kaluarës.
Nuk mund të vazhdojmë të përsërisim gabimet”, tha Biden./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...