Bexhet Xheladini i LDK-së është kandidati për kryetar komune që mori më së shumti vota nga diaspora
Bexhet Xheladini, kryetari i Dragashit është kandidati më i votuar nga diaspora në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka siguruar plot 873 vota, duke lënë pas vetes kandidatët për kryetar të 17 komunave të tjera që shkuan në balotazh më 9 nëntor.
Sipas rezultatit të përmbledhur të KQZ-së, Bexhet Xheladini ka fituar 59.19% të të gjitha votave, duke mposhtur kështu Shaban Shabanin e PDK-së, me të cilin ishin në garë për të parin e Dragashit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?