Kryetari i porsazgjedhur Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj të legjislacionit të VI-të, sot solemnisht kanë dhënë betimin, ashtu siç obligon Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale.
Pas dhënies së betimit, kryetari i komunës Haki Rugova, iu është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të kuvendit dhe të pranishmëve në sallë, ku ka premtuar se do të angazhohet që të realizojë të gjitha premtimet që iu ka dhënë qytetarëve.
Ai tha se do të punojnë bashkë me qytetarët që Istogu të jetë model i qeverisjes së mirë gjë që është dëshmuar në të kaluarën e më punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen.
Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga MAPL, OSBE, KFOR, media dhe një numër i madh i qytetarëve.

Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot