Është mbajtur sot ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Osmani: FSK po marshon fuqishëm në avancimin si forcë moderne
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se në katër vite qeverisje janë rekrutuar 2315 ushtarë, ndërsa ka pohuar se është emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë që me vullnet e përkushtim të hekurt betohen t’i shërbejnë atdheut, shkruan Arbresh.info.
“Dhe nuk kam se si ta fsheh krenarinë që ndiej për ta në secilin hap të tyre. BETOHEM, tingëllon ndryshe kur përqon vendosshmëri përveçse individuale dhe grupore”, ka thënë Maqedonci.
Postimi i plotë i Maqedoncit:
Betohen 344 ushtarë të rinj. 2315 ushtarë të rekrutuar në katër vite qeverisje.
Marsin, muajin e ngjarjeve të lavdishme për popullin tonë, e përmbyllëm me ceremoninë e betimit të treqind e dyzet e katër rekrutëve të rinj të cilët sot filluan rrugëtimin e tyre si ushtar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë tanë me vullnet e përkushtim të hekurt betohen t’i shërbejnë atdheut. Dhe nuk kam se si ta fsheh krenarinë që ndiej për ta në secilin hap të tyre. BETOHEM, tingëllon ndryshe kur përqon vendosshmëri përveçse individuale dhe grupore.
Përgëzoj këta të rinj për vendimin që kanë marrë që të shërbejnë nën emblemën e uniformës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ngase nuk është e lehtë pesha e uniformës që bartin, që simbolizon amanetin e dëshmorëve e detyrën fisnike për t’i shërbyer atdheut në çdo hap të tyre, por pikërisht përballë misioneve të vështira vlerësohet madhështia e njeriut.
Në këtë kohë sfidash për sigurinë globale dhe vendore, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake është esenciale. Dhe e them me bindje e gëzim që sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur e më e përgatitur se asnjëherë më parë, me sisteme të armatimit e me të rinj e të reja që me vullnet e guxim të pashoq i shërbejnë Republikës së Kosovës.
Si Ministër, ju siguroj që investimet në sektorin e mbrojtjes do të vazhdojnë. Ushtarakët tanë do të kenë gjithmonë përkrahjen time dhe të Qeverisë.
Suksese ushtarëve të rinj dhe qofshin gjithmonë faqebardhë!
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten