Drejtori i Shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Prizrenit”, Betim Qorraj, sot nëpërmes rrjetit social facebook, ka përçuar mesazhin më të keq për arsimin në këtë komunë, duke e vlerësuar veten dhe njerëzit afër tij si “gomar”, ku për më tepër thotë se, edhe nëse 350 vite të jetonin, prapë të tillë do të mbeten.
Kështu ka reaguar dega e LDK-së në Deçan duke thënë se ai ka ofenduar nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë qytetarët.
Kështu, ata kanë vlerësuar se gjendja në arsim në këtë komunë është për të ardhur keq.
“Ai ndër të tjera harron se është drejtor i shkollës më të madhe në komunë, ndërkaq me këtë shkrim ofendon nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë qytetarët , duke vlerësuar se Shkolla e mesme e ulët “Lidhja e Prizrenit” udhëhiqet nga një “gomar”.
Se gjendja në arsim në komunën e Deçanit është për të ardhur keq, më nuk përbën lajm. Lajm nuk përbën as fakti që partia në pushtet e ka politizuar skajshmërish arsimin, mirëpo lajm historik është fakti se drejtor i shkollës më të madhe në komunë është një “gomar”.
Ne sinqerisht nuk kemi asgjë kundër “gomarëve”, mirëpo kërkojmë nga pushteti që të ndërmarrë masa të menjëhershme, duke e shkarkuar nga detyra drejtorin e shkollës z.Betim Qorraj, si dhe në të ardhmen, në asnjë rast dhe rrethanë, asnjë “gomar” të mos mund të jetë më drejtor i ndonjë shkolle në komunën tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...