Besnik Tahiri, ka thënë se ristrukturimi i ministrive mund të kthehet në praktika të rrezikshme për shërbimin civil dhe zyrtarët e lartë publikë.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se vendimet e fundit të Qeverisë Kurti përkundër që në opinion mund të shihen si nevojë e shkëputjes nga trendët negative, megjithatë kjo rrezikon të kthehet në një praktikë që në esencë e minon përkushtimin shumëvjeçar të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë për reforma në Administratë Publike.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se, vendimet për ristrukturim, me paqartësi për pozicionet e larta drejtuese mund të kthehet në praktika të rrezikshme për shërbimin civil dhe zyrtarët e lartë publikë.
Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:
Vendimet e fundit të qeverisë përkundër që në opinion mund të shihen si nevojë e shkëputjes nga trendët negative, megjithatë kjo rrezikon të kthehet në një praktikë që në esencë e minon përkushtimin shumë vjeçar të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë për reforma në Administratë Publike.
Zvogëlimi i ministrive dhe ristrukturimi i tyre është domosdoshmëri, megjithatë një qasje e ngutshme në mungesë të procedurave dhe legjislacionit adekuat, devijon fokusin nga reformat sistematike. Vendimet arbitrare dhe politike mund të sjellin pasoja afatgjate dhe pasiguri për korpusin e shërbyeseve civilë, ku rrezikohet edhe vazhdimësia dhe memoria institucionale. Vendimet për ristrukturim, me paqartësi për pozicionet e larta drejtuese mund të kthehet në praktika të rrezikshme për shërbimin civil dhe zyrtarët e lartë publikë.
Në esencë, ristrukturimi duhet të bazohet në procedura të qarta dhe që shkojnë në linjë me parimet e vendosura në procesin e reformës. Parime të promovuara nga BE, e të ofruara nga kontributi i SIGMA-së, në procesin e reformës.
Në funksion të kësaj, një qasje koherente ndaj reformës dhe përmbyllja e saj e plotë me ristrukturim të kabinetit qeveritar, duhet të ndiqet me procedura të qarta, me miratimin e Projektligjit për Qeverinë dhe me zbatimin e tri Ligjeve të Pakos së reformave në administratën e shtetit.
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet