Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i ka kërkuar falje deputetes Saranda Bogujevci pas zhvillimeve të fundit ndërsa për një faqe me emër të LDK’së që ka postuar një foto fyese të saj me Ivica Dacici ka thënë se “nuk janë në tokë të bukës”
“I kërkoj falje për pozitën që kom. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shprehu keqardhjen në tokë e qiell. I lsuë me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë. Për këto tema dem baba dem. Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos mi përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëlluan nuk e mbrojë kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërrasë edhe të gjitha partitë politike. Me pas kujdes. Të mos i fusim dhimbjet”, ka thënë ai.
“Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, shtoi ai. /Express
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë