Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është duke punuar që sa më parë të mbahet seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re.
I nominuari për zëvendëskryeministër të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Klan Kosovën se AAK tashmë ka votuar në të gjitha organet e partisë për përbërjen ministrore të Qeverisë Hoti.
Sipas tij, AAK ka nominuar emra kredibilë për të qenë në krye të dikastereve qeveritare.
Ai ka theksuar se grupi parlamentar i këtij subjekti politik do të jetë njëzëri për ta votuar Qeverinë e re, kurdo që mbahet seanca gjatë javës së ardhshme.
Kujtojmë se të nominuarit fillestar të këtij subjekti politik janë: Ramë Likaj në pozitën e ministrit të Arsimit, Blerim Kuçi në pozitën e ministrit të Ekonomisë, Selim Selimi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Meliza Haradinaj në pozitën e ministres së Punëve të Jashtme; ndërsa zëvendëskryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.
Klan Kosova përmes burimeve të sigurta ka mësuar se koalicioni LAN po synon që të martën (02 qershor, 2020) në ora 10:00, ta mbajë seancën në Kuvend për votimin e Qeverisë.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...