Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani sot ka marrë pjesë në inaugurimin e laboratorit të ri në lagjen Dardania.
Sipas tij, kjo u mundëson banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se ka nisur përdorimi i rëntgenit të ri në QKMF, një investim që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore dhe njëkohësisht minimizon dëmet nga rrezatimet.
“Dhe lajmi më i mirë: nga java e ardhshme do të fillojmë me orarin e parë të shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë! Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër