Besnik Hoti rreth dy muaj më parë u shkarkua nga pozita e zëvendësministit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, por mbrëmjen e së mërkurën Hoti është punësuar përsëri në këtë ministri.
Por Hoti këtë herë është emëruar këshilltar i Jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë publike vet Besnik Hoti përmes një postimi në facebook të cilit i ka bashkangjitur një fotografi me Pacollin.
“Nga sot Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Punëve të Jashtme”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe më 30 dhjetor Hoti përmes një postimi publik kishte njoftuar se ishte liruar nga pozita e zëvendësministit në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Hoti pas shkarkimit është larguar edhe nga Nisma Socialdemokrate. Ai madje atë kohë e pati quajtur këtë vendim të paarsyeshëm pasi sipas tij nuk ka asnjë bazë se si nuk ka qenë duke kryer punën mirë./Arbresh.info/
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...