Besnik Bislimi viziton Rexhep Selimin në Hagë: Tri orë ikën si 30 minuta

19:41 | 15 Korrik 2022

Zëvendëskryeministri Besnik Beslimi sot ka vizituar në Dhomat e Specializuara ish-partiakun e tij, Rexhep Selimin, për të cilin tha se ishte gjithmonë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi.

“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.

Bislimi tregoi se, gjatë vizitës, ka parë edh ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

“Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup, që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, u shpreh Bislimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale