Anëtari i kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, ka mohuar deklaratat e nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi sonte në emisionin Pressing të Televizionit 7.
Bislimi, duke folur për negociatat LDK – VV, deklaroi se Shala i ka thënë personalisht atij se “nuk keni zgjidhje tjetër, pos të na jepni kryeparlamentarin dhe presidentin”.
Anëtari i kryesisë së LDK’së ka thënë për Gazetën Express se nuk ka biseduar me Bislimin diçka të atillë dhe se nuk deklarohet asnjëherë për ato që nuk ka mandat.
“Me z. Bislimi nuk kam biseduar për një gjë të tillë. Unë, në asnjë rast, nuk flas për gjëra për të cilat nuk kam mandat. Pretendimi i tillë është totalisht joserioz”, ka thënë Shala.
Bislimi e rëndiste këtë deklaratë të Shalës, që pretendonte se ia ka thënë atij personalisht, si një nga arsyet që e kishin lënë Vetëvendosjen pa zgjidhje tjetër, pos ta propozonte Glauk Konjufcën për kryeparlamentar në seancën konstituive të 26 dhjetorit.
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë