Besnik Berisha, ish-këshilltar i kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Vushtrri dhe marrëveshjen mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se koalicioni në Vushtrri nuk ishte rastësor, por i diskutuar, aprovuar dhe i lejuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deri mbrëmë, kur situata ndryshoi, shkruan Arbresh.info.
“Me i ra pishman ka drejt secili, ama me iu servu te paverteta antareve te familjes eshte gjynah bre…! Per mos me i hy ne hak askujt, po aq sa per ta thene te verteten e plote, edhe kur e verteta dhemb, koalicioni me VV ne Vushtrri nuk ka ndodhe rastesisht. Ai eshte diskutuar, aprovuar dhe lejuar nga vet kryetari i LDK-se, Lumir Abdixhiku, deri mbreme, kur gjerat kane ndryshuar, e kur eshte kerku me anulu, ose jo publikisht me realizu.”, ka shkruar ai.
Sipas Berishës, më pas është kërkuar që marrëveshja të anulohet ose të mos zbatohet publikisht.
Ai ka theksuar se në këmbim të votës në Vushtrri, është kërkuar edhe mbështetje për kandidatin e LDK-së, Ardianin, në Suharekë.
“Madje, nëse duan me tregu drejt, në këmbim të asaj vote në Vushtrri, është kërkuar përkrahje edhe në Suharekë për Ardianin. Kjo përkrahje është siguru dhe kështu është edhe për Suharekë, ndonëse po përpiqen ta mbajnë msheft. Për këto, dikush ka prova”, ka shkruar ai.
Berisha ka përmendur edhe një deklaratë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhënë në emisionin Pressing:
” Tash, ne garen ne Vushtrri, ku LDK do te jete ne gare potencialisht me PDK-ne, eshte Vetevendosje ajo qe ben fituesin dhe njera prej partive duhet te beje marreveshje me Vetevendosjen per Vushtrrine”
Në fund, avokati ka thumbuar lidershipin e LDK-së duke thënë:
“Nejse… kaq sa per “rrugen pa busulle” dhe per “konsistencen” qe shpesh i degjojme ne deklarata, por rralle i shohim ne veprim.”/Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve