Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, me të cilën bisedoi për gjendjen në arsim në të dyja vendet.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës dhe Shqipërisë në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.
Po ashtu, ministrat u dakorduan për harmonizim të mëtejmë të kurrikulave të arsimit parauniversitar, si dhe shkëmbim të platformave digjitale për mësimin online, që sipas tyre, tashmë është shumë i nevojshëm në kohën e pandemisë.
Ministrat Likaj dhe Shahini biseduan edhe për situatën pandemike, e cila ka shkaktuar vështirësi të mëdha në të gjithë sektorët, e veçanërisht në arsim.
Të dy ministrat shqiptarë u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin, sidomos për përgatitjet që po bëhen në Kosovë dhe Shqipëri për fillimin e vitit të ri shkollor./arbresh.info/
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...