Besa Baftiu: Gazi lotsjellës nuk është i dëmshëm për shëndetin

19:21 | 17 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Besa Baftiu ka thënë se ata kanë qenë të gatshëm ta pengojmë punën në parlament, deri sa nuk do të ketë normalitet në Kosovë.
“Demarkacioni dhe Asociacioni janë gjëra të këqija dhe ne po mundohemi që t’i evitojmë këto të këqija”.

Baftiu ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit, Mustafa sa i përket liberalizimit.
“Kryeministri tha se liberalizimi tha nuk na duhet, ai tha se mund të jetojmë pa liberalizim, por la të kuptojmë se korrupsionin nuk po mund ta luftojmë”, ka thënë Baftiu.

Ajo ka thënë se pajtohet edhe me deputeten e LDK-së, Melihate Tërmkolli e cila ka refuzuar të iu nënshtrohet kontrolleve në parlament.

Baftiu ka thënë se pamjet e krijuara muajt e fundit në Kuvendin e Kosovës, e kthejnë atë shumë vite më parë, kur kishte veprime të tilla. Sipas saj në ekspertizat e bëra ka dalë se gazi lotsjellës nuk është i dëmshëm për shëndetin, ne atë po e përdorim vetëm për shpërndarje, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale