Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e parë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Jürgen Rigterink, i cili përmes këtij takimi hapi zyrtarisht vizitën e tij në Kosovë.
Me këtë rast, Ministri Hamza theksoi se BERZh-i vazhdon të jetë një ndër partnerët kyç dhe strategjik të Kosovës për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.
Ai gjithashtu shprehi edhe një herë vullnetin e Ministrisë së Financave për të intensifikuar bashkëpunimin aktual me BERZh-in.
Gjatë takimit Ministri Hamza i dorëzoi zëvendëspresidentit Rigterink kërkesën për financim të Projektit për ndërtimin e Qarkores së Prishtinës, për të cilin pritet që marrëveshja financiare të përmbyllet vitin e ardhshëm.
Ndërsa, zëvendëspresidenti Jurgen Rigterink shprehi edhe një herë gatishmërinë e BERZh-it për ta mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes realizimit të projekteve prioritare për vendin.
Gjatë takimeve tjera të ardhshme që do të ketë ministri Hamza me zëvendëspresidentin Rigterink, gjatë vizitës së tij në Kosovë, pritet gjithashtu të diskutohet për progresin e projekteve të cilat janë në proces, duke identifikuar mundësitë për tejkalimin e sfidave si dhe diskutim për financimin e projekteve të tjera në sektor të ndryshëm në Kosovë, përfshirë këtu projekte për sektorin publik dhe privat.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...