Kryeministrja Ana Bërnabiq, deklaroi sot se vrasja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte planifikuar prej kohësh.
Sipas saj, gjithçka që ndodhi në lidhje me përgjimin e presidentit dhe në rastin e aferës Jovanjiq ishte “për ta thënë butë, ishte një tentativë për grusht shteti”.
“Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje janë krijuar struktura paralele brenda Ministrisë së Brendshme, si dhe një fushatë në mediat manjate, e cila sipas marrëveshjes është transmetuar edhe nga mediat në rajon”, tha Bërnabiq për TV Pink.
Ajo tha se është pajtuar me atë që ka deklaruar kryetari i Bordit Ekzekutiv, Darko Glisiq, e që është planifikuar eliminimi fizik i presidentit të Serbisë.
Bërnabiq vuri në dukje se gjithçka që ndodhi në lidhje me përgjimin e presidentit dhe në rastin e çështjes Jovanjiq ishte “për ta thënë butë, ishte një tentativë për grusht shteti”.
Sipas kryeministres serbe, hetimet do të vazhdojnë dhe nuk do të mbrohet askush.
Synimi i këtyre mediave, siç vlerësoi ajo, ishte ta dehumanizojnë Vuçiqin, ta bëjnë atë dhe familjen e tij klan kriminal dhe në momentin e ekzekutimit fizik të tij, të thoshin “çka është e çuditshme, ai e meritonte, ishte një mafioz dhe politikan vetëm për publikun”. /arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...