Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se shpreson që qeveria e re e Prishtinës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të heqë sa më shpejt taksën dhe masat e reciprocitetit për mallrat nga Serbia në mënyrë që, siç tha ajo, Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin tregtar.
Ajo tha të enjten se vendimi për këtë nuk varet nga Serbia dhe se Beogradi mund të apelojë që ajo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi, sipas saj,një gjë të tillë po e bëjnë që nga 21 nëntori 2018, kur u vendos taksa prej 100 përqind, transmeton Klan Kosova.
Këto deklarata shefja e ekzekutivit serb i bëri në ditën kur Avdullah Hoti morri detyrën e shefit të ri të Qeverisë së Kosovës.
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...