Qeveria ende nuk ka propozim konkret dhe në tavolinë për çështjen e Kosovës, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
“Fjalët e Ivica Daçiqit janë qëndrim i tij personal e jo qëndrim i Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo duke komentuar fjalët e Daçiqit për ndarje të Kosovës.
“Vuçiq po jep çdo gjë nga vetja që të arrihet te zgjidhja me kompromis, nuk mendoj se kompromisi është afër. Ai po shikon ta gjejë majtas e djathtas dhe po përpiqet që nga të gjitha këndet ta shohë atë problem ashtu që humbasim sa më pak e të fitojmë sa më shumë”, citon b92 të ketë thënë Bërnabiq.
Ajo ka thënë se nuk e di nëse deri në fund të vitit do të gjendet kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin