Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga takimi i krerëve të lartë të Kosovës e Serbisë në Bruksel, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq deklaroi se ato bisedime do të jenë të vështira.
Në një intervistë për televizionin publik serb, Bernabiq tha se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe krijimi i Asociacionit janë të domosdoshme, përcjell Arbresh.info.
“Faleminderit presidentit Vuçiq që mori përsipër t’i zhvillojë këto bisedime dhe e liroi Qeverinë të merret me çështje të tjera. Ne ende nuk e kemi Marrëveshjen e Brukselit dhe Asociacionin. Prishtina nuk ka ndërmend ta zbatojë atë dhe Kurti nuk dëshiron të thotë dy fjalë – Marrëveshja e Brukselit. Paqja dhe stabiliteti i përshtaten njerëzve, sepse kjo na lejon të kemi prosperitet”, tha bërnabiq./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...