Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha mbrëmë se kërkim falja e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s më 1999 është “akt historik” dhe një “gjest i madh”.
Bërnabiq theksoi në TV Pink se ishte e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që Zeman kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.
Duke komentuar faktin se kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish tha se aj odeklaratë ishte pozicionim personal i Zemanit, ajo tha se Zeman “është një politikan i madh dhe serioz”.
“Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, theksoi Bërnabiq, duke shtuar se kjo kërkim falje do të thotë shumë për të personalisht.
Kryeministrja serbe tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjithashtu ishte i befasuar kur Zeman kërkoi falje.
“Kjo është një kënaqësi morale për të gjithë qytetarët e Serbisë”, tha ajo.
“Unë mendoj se Vuçiq, gjatë gjithë këtyre viteve, ka ndërtuar një imazh të ndryshëm të Serbisë dhe lidhje të ndryshme politike me vendet e tjera, ashtu që kemi arritur në pikën ku një politikan i tillë të kërkojë falje”, tha Bërnabiq.
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona