Deputeti i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha ka thënë serbët e Kosovës, vazhdojnë të jenë populli më i manipuluar në rajon.
Berisha ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se dikur manipuloi Millosheviqi për llogari të ambicieve të sëmura që kishte me vizita e fjalime në Gazimestan.
“Të njëjtën gjë po e bënë edhe Vuçiqi me vizitën e sotme në veri të Kosovës. Emëruesi i përbashkët i këtyre vizitave është që serbët përdoren “mishë për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit. A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë”, ka shkruar ai.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic