Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka kujtuar veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 37 vjetorin e rënies së tyre.
Berisha në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se ata me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme si prijës të lëvizjeve kombëtare shqiptare, u bënë simbol i bashkimit dhe ideator të përpjekjeve për liri të popullit shqiptar nën regjimin e atëhershëm jugosllav.
Statusi i plotë:
Sot, bëhen 37 vite nga rënja e veprimtarëve të mëdhenjë të qështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Jusufin, Bardhoshin e Kadriun, do t’i kujtojmë gjithmonë me pietetin më të madh për veprën e tyre të ndritshme në shërbim të atdheut.
Ata me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme si prijës të lëvizjeve kombëtare shqiptare, u bënë simbol i bashkimit dhe ideator të përpjekjeve për liri të popullit shqiptar nën regjimin e atëhershëm jugosllav.
Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e heronjë tanë , Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Rrustem Berisha
Ministër i Mbrojtjes
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...