Analisti politik Ridvan Berisha konsideron se është e rëndësishme të krijohet unitet i brendshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas Berishes, kjo është e realizueshme vetëm nëse liderët e dy shteteve veprojnë me pjekuri.
Ai ka vënë në pah faktin se paqja me Serbinë varet nga vetë ata, teksa ka shtuar se Kosova nuk ka asnjë problem me Shqipërinë dhe se janë të kota polemikat mbi takimet që i realizoi presidenti shqiptar, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë.
“Nuk kemi asnjë problem me Shqipërinë, të kota e krejt të parëndësishme janë polemikat mbi takimet që i realizoi presidenti shqiptar gjatë vizitës dy ditore në Kosovë. Për çështjet e bredshme, që janë brengë e çdoditshme e qytetarëve, ama bash kurrë mos u pajtofshi, polemizoni pa fund, kjo është demokracia!”, tha ai. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Dialogu me Serbinë është tema kryesore, si të formulohet marrëveshja për paqe midis te dy shteteve, si të gjendet një model për të dalë nga moçali i brendshëm i përplasjeve politike, etj, etj! Uniteti i brendshëm është tejet i rëndësishëm në mënyrë që të mos vendnumëron shteti ynë, të cilën situatë gati pikëlluese thuajse e kemi që prej disa vjetësh në marrëdhëniet ndërkombëtare!
A është lehtë i realizueshëm ky unitet?!
Në mendimin tim, patjetër se po, është lehtë i arritshëm po vepruan me pjekuri liderët tanë, e përgjegjësia për këtë kauzë natyrisht se bie më shumë mbi mazhorancën.
Do të doja ta shihja një fotografi të tillë në interes të shtetit tonë!
E dijmë fare mirë që me kë kemi të bëjmë dhe se paqja nuk varet nga ne. Ajo çfarë paraqet zemërim sistematik i referohet politikanëve tanë, të cilët padyshim se për një grusht votash, nuk po e tejkalojnë pragun e fisit, duhet të prodhojnë shpresë në mënyrë që masat e gjera të mos kemi empati toksike mbi të zgjedhurit, të parandalohet çdo virus që rritë polemikat e kota midis njerëzve të rëndomtë!
Nuk kemi asnjë problem me Shqipërinë, të kota e krejt të parëndësishme janë polemikat mbi takimet që i realizoi presidenti shqiptar gjatë vizitës dy ditore në Kosovë.
Për çështjet e bredshme, që janë brengë e çdoditshme e qytetarëve, ama bash kurrë mos u pajtofshi, polemizoni pa fund, kjo është demokracia!
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...