Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë komunikim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me krijimin e Qeverisë së re.
Këtë ai e bëri të ditur gjatë një lidhjeje direkte në Debat Plus.
“Jo fare. Absolutisht jo”, tha shkurt Berisha.
Kujtojmë se më 11 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Kurtin për të formuar Qeverinë e re, ndërsa ai ka në dispozicion 15 ditë për ta bërë këtë, afat që skadon më 26 tetor.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë Kurti ka lënë të kuptohet se procesi i formimit të Qeverisë mund të mos përfundojë me sukses.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...