Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se dështimi i mundshëm i seancës së thirrur nga pozita, mund të vë në pikëpyetje funksionimin e Qeverisë Haradinaj.
“Është shtyrë për orën katër dhe tash është konsumuar çdo gjë sa i përket përgatitjes së seancës së jashtëzakonshme. Brenda mazhorancës ka paqartësi dhe mendoj që kjo seancë ka një rëndësi të madhe për shkak të ekipit që luan rolin e rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, shkruan Gazeta Express.
“Mazhoranaca e ka të qartë që dështimi i kësaj seance i vë në pikëpyetje shumë gjëra sa i përket institucioneve dhe sa i përket qeverisë”.
Berisha ka thënë se vazhdimin e seancës po e pengojnë deputetët e Listës Serbe.
“Brenda koalicionit të mazhorancës ka hezitime dhe implikime nga jashtë Kosovës, bëhet fjalë për Listën Srpska. Ajo që unë e di është që kjo seancë duhet të mbahet sepse po futemi në fazën përfundimtare të forcimit të shtetësisë së Kosovës dhe nuk mund të jemi spektatorë nga jashtë”.
Berisha e ka ftuar opozitën që të bëhen bashkë dhe për Kosovën t’i lënë anash inatet.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...