Profesori universitar, Ibrahim Berisha thotë se bërthamat më të korruptuara që infektuan të gjitha qeveritë e deritashme në Kosovë, janë partitë politike.
Sipas tij, Ligji për Zgjedhjet në vend delegjitimoi dhe po vazhdon të delegjitimon vullnetin demokratik të elektoratit, shkruan arbresh.info.
“Më saktë, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, që nuk u pranua të ndryshohet asnjëherë nga liderët e këtyre partive, delegjitimoi dhe po deligjitimon maksimalisht vullnetin demokratik të elektoratit”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Tutje, Berisha thotë se një ligj i tillë sic është Ligji për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, mundësohet kontrabandimi determinues i votës për deputet.
“Vetëm me një Ligj të tillë korruptues dhe jodemokratik, një votues pesë vota me një Zonë në gjithë Shtetin, mundësohet kontrabandimi determinues i votës për deputetë dhe përbërje të Parlamentit të paqëndrueshëm. Po kështu, shih edhe absurdin tjetër rrënues të përfaqësimit që, një parti parlamentare të ketë një të tretën apo edhe gjysmën e deputetëve nga një komunë e vogël, ndërsa komunat e ngjashme me numër elektorati, asnjë. Etj etj./arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...