Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka cilësuar si një ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar, nënshkrimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëveshja do të shënojë një kthesë të madhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Postimi i tij i plotë:
Berisha: Miq, sot pasdite u firmos ne Washington ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti marreveshja per normalizimin e marredhenieve ekonomike te Kosoves me Serbine. Kjo marreveshje eshte nje arritje historike per Kosoven dhe kombin shqiptar dhe nje sukses i padiskutueshem i diplomacise se SHBA dhe personalisht e presidentit Donald Trump dhe perfaqesuesve te tij.
Marreveshja do shenoje nje kthese te madhe ne marredheniet dhe bashkepunimin ekonomik midis Kosoves dhe Serbise por edhe ne bashkepunimin dhe stabilitetin rajonal. Me kete rast le te urojme ne perzemersisht qeverine dhe popullin e Kosoves dhe te shprehim mirenjohjen tone me te thelle SHBA dhe presidentit Donald Trump per rolin e tyre percakues ne arritjen e kesaj marreveshje historike.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...