Deputetët e Partisë Socialdemokrate, të udhëhequr nga Shpend Ahmeti patën kërkuar nga Qeveria e Kosovës largimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në mënyrë që të votohet buxheti i këtij viti në Kuvendin e Kosovës.
Një vendim i tillë për largimin e Rikallos nuk është marrë ende, edhe pse Haradinaj ditë më parë ka deklaruar se nëse i vjen rendi, do të largohet.
“Kur t’i vjen reni, nëse i vjen pse jo”, ka deklaruar Haradinaj në konferencë për media.
Lidhur me këtë ka reaguar avokati, Besnik Berisha, i cili ka pyetur se edhe sa ditë i kanë mbetur Rikallos.
Postimi i plotë i Berishës:
Edhe sa dite i kane mbete Rikallos, a e ka idene kush?! ( kjo pyetje per shkak se buxheti duhet votuar, e PSD me kete po thone qe qeverine e ka kushtezuar)
Kishte me qene mire me “liru” nga detyra pak me shpejt se edhe ashtu ata ne bojkot jane.
Plus, nje veprim i tille kishte me zhvendos se paku disa dite vemendjen e opinionit nga grevat dhe izolimi nderkombetar qe po na behet….
Koha me u masku se me gjase turpi na ka mbulu.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...