Avokati, Besnik Berisha ka reaguar pas zëvendësimit të masës së paraburgimit të ish-policit, Dejan Pantiq.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se lirimi i Pantiqit është bërë për të mos u vendosur barrikada të reja.
“Pantiq nuk është liru me arsyetim juridik, por me presion politik. Pantiq është liru për te mos u barikadu edhe Ranilluku e Gracanica, Shterpca e Kamenica”, tha Berisha.
Tutje Berisha shtoi se vetëm Vuçiqi e Pantiqi kanë të drejtë të festojnë sepse Kosovën vazhdojnë ta nënshtrojnë e izolojnë.
“A nuk kemi thene gjithmone qe drejtesia “nuk” i neshtrohet presionit, e aq me pak atij politik . Po pra Sot vec Vuciq e Pantiq kane arsye te festojne sepse Kosoven vazhdojne ta nenshtrojne e izolojnë”, u shpreh ai.
Në fund Berisha ka një pyetje por zor që mund të i përgjigjet ndokush.
“A thua kush do e mbikëqyrë masën e arrestit shtëpiak ne Veri, meqë asnjë polic nuk mund ta kemi aty?!!”, pyet Berisha.
Sot i është zëvendësuar masa e paraburgimit Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga krerë të shtetit./arbresh.info/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...