Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se vizita e O’Brien-it në Kosovë ka të bëjë me kërkesat e tij për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët në Bruksel e Ohër.
Berisha tha se kërkesa e O’Brienit dëshmon se kryeministri Kurti është në pozicion pat dhe tani është para një presioni ndërkombëtar për zbatuar detyrimet që dalin nga plani ‘franko-gjerman’.
“Të gjitha lëvizjet që i bën Kurti që shkakton kriza lokale brenda vendit apo tensionin që mundohet ta krijojë me hedhjen e atyre dilemave për ndonjë sulm, janë skenare për të blerë kohë për të krijuar status-quo-në dhe për t’i ikur përgjegjësisë që ka marrë në raportet ndërkombëtare lidhur me këto marrëveshje”, tha Berisha në RTK.
Ai më tej theksoi se të gjitha këto marrëveshje bien ndesh me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Sipas tij çdo dokument, i cili kalohet në zbatim pa iu nënshtruar procedurës dhe ligjeve kushtetuese, përbën vepër penale të tradhtisë së lartë.
Berisha tutje shtoi se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e detyrueshme të zbatohet, pavarësisht kohën.
Ai tha se ekzistojnë dy rrugëzgjidhje të situatën në të cilën ndodhet vendi: që kryeministri t’i sjellë në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare dhe t’i abrogojë, por që nuk mund ta bëjë, sepse bie ndesh me agjendën me të cilën ka ardhur në pushtet dhe e dyta, që qytetarët të rrëzojnë nga pushteti këtë kryeministër që të shmanget situata në të cilën ndodhet vendi.
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona