Gazetari dhe analisti kosovar, Ridvan Berisha ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në sistemin shëndetësor në vend.
Sipas tij, miliona euro shpenzojnë kosovarët si pasojë e mungesës së Sigurimeve Shëndetësore, shkruan arbresh.info.
Berisha ka numëruar rastet kur kosovarët shpenzojnë miliona e miliona për të marrë shërbimet esenciale në spitale private.
“Miliona euro kosovaret i harxhojnë vetëm për analiza në laboratorë private. Miliona te tjerë shtrëngohen t’i shpenzojnë për ndërhyrje te ndryshme ne klinika private. Miliona te tjerë shpenzohen për shërime jashtë vendit. Miliona e me miliona euro kosovaret duhet t’i blejnë edhe barnat qe janë pjese e listës esenciale. Nuk ka ligj për Sigurime Shëndetësore”, shkruan Berisha në Facebook.
“Kjo situate ç ‘është e vërteta na shoqëron qe prej përfundimit të luftës. Mjekët janë adresa e parë që përballen me fyerje çdo ditë nga pacientë të mllefosur sepse, sepse qeveritë nuk e kanë njëmend progresin e shërbimeve publike për sa kohë që mjedisi socio- ekonomik thuajse është pikellues edhe ne realitetin e sotëm”, shkruan ai./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...