Ish-kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha e ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes për balotazhin e 19 nëntorit.
Berisha ka thënë për lajmi.net se kjo marrëveshje do të vazhdojë me një bashkëpunim ndërqeverisës nëse ndodhë fitorja më 19 nëntor.
“Po është e vërtetë, mbrëmë kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi për balotazh dhe natyrisht pas fitores edhe për një bashkëpunim të ndërqeverisjes 4 vjeqare të Prizrenit”, ka thënë Berisha.
Deputeti i Nismës ka sqaruar arsyen pse ka vendosur ta mbështetë pikërisht Haskukën e VV-së për balotazh.
Ai ka thënë se ka dëshiruar që t’i ruajë qëndrimet e tij për siç pretendon keqqeverisjen në Prizren.
“Unë e kam bë plan në ora 14:30 t’i tregojë arsyet, por njëra nga arsyet kryesore është ruajtja e kontinuitetit të qëndrimeve të mia lidhur me keqqeverisjen në Prizren”, ka deklaruar tutje Zafir Berisha për lajmi.net
Ai ka bërë të ditur se postet do të ndahen në përputhje me fuqinë politike të subjekteve.
“Ndarja e posteve vjen masandej. Në marrëveshje e kemi ndarjen në përputhje me fuqinë politike të subjekteve”, bëri të ditur ish-kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit.
Në fund, Zafir Berisha është shprehur i bindur se ky koalicion do të ketë sukses dhe do të arrijë fitore në balotazhin e 19 nëntorit.
Mytaher Haskuka në balotazh do ta ketë përballë Shaqir Totajn e PDK-së.
Totaj ditë më parë ka bërë të ditur se është afër një marrëveshje me minoritetet në Prizren, dhe se ka diskutime edhe me partitë tjera para balotazhit.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...