Deputeti i Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha është shprehur se Kuvendi i Kosovës duhet të miratoi një strategji për bisedimet finale me Serbinë.
“Dyshoj se mund të arrihet një pajtim për bisedimet nëse e bëjmë bashkë platformën e bisedimeve me Hashim Thaçin. Nëse ne i shohim të dyja bashkë, Hashimi del si gogoli i të gjithë të këqijave që i janë bërë Kosovës, atëherë nuk mund të kemi një qëndrim unik të partive politike”, tha ai.
Sipas tij, Kuvendi duhet t’i mbikëqyr këto bisedime.
“Ajo që mendoj se është e rëndësishme është uniteti i forcave politike. Mendoj se kuvendi do ta ketë një platformë që vendos kornizën. Mendoj se duke pasur qëndrime të qarta dhe platformë të qartë, ne thjesht e krijojmë hapin e parë dhe të domosdoshëm për këtë proces”, tha më tej Berisha./Arbresh.info
Mot i ndryshueshëm të mërkurën, temperatura deri në 18°C
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius