Anëtari i kryesisë së Nismës, Vehbi Berisha, ka deklaruar se Nisma për Kosovën, në zgjedhjet e 22 tetorit do të dalë fitues pa balotazh.
“Nisma, nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare nuk u ndal se punuari me nëndegët dhe anëtarësinë e gjerë, si dhe duke u bazuar nga informatat dhe takimet e shumta nga terreni, Nisma për Kosovën me kandidatin e saj për Drenasin Isa Xhemajlaj, do ta fitojmë garën pa balotazh”, ka thënë Berisha.
Ai ka theksuar se balotazhi nuk do të ishte i mirë për qytetarët e Drenasit.
“Për neve balotazhi paraqet rastin ma të keq të mundshëm sepse kësaj radhe vullneti i qytetarëve të Drenasit është për ndryshim dhe kjo shihet qartë. Unë ndihem krenar që së bashku me Nisma për Kosovën dhe kandidatin Isa Xhemajlaj, do ta bëjmë Drenasin krenar dhe do e sjellim pluralizmin dhe demokracinë”, ka thënë Berisha./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje